Kryetari i Leposaviqit me trenerka nën pantollona

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shkruar për takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili që më shumë se dy javë po qëndron i mbyllur në objektin e komunës.

E kjo mbyllje duket që po i shkakton edhe telashe sa i takon veshjes.

Në fotografitë që ka publikuar ministri Aliu, ajo që bie në sy është veshja interesante e kryetarit Hetemi

Ai duket që ka të veshur trenerka nën pantollona.

Kjo foto është vërejtur mënjëherë nga Aliu, i cili e ka prerë fotografinë ku dukej lëshimi i Hetemit.

Ndërkohë, ndër të tjera, Aliu ka thënë se e ka falënderuar nga zemra Hetemin për “qëndresën e tij shembullore”.

“E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo dit.” –

Tutje, ai ka bërë të ditur se më të ka biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë që ta takojë Kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi. Me Kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të parezervë.” – ka shkruar Aliu.