Gjendja në shkolla

Kryetari i Komunës së Kamenices gjen shkollën e mbyllur

Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës në një postim të tij në Facebook ka shkruar se pas informatave që ka marr nga banorët e fshatrave të Malësisë për gjendjen në shkolla ka dalë vet në teren.

Kastrati ka shkruar se personalisht e ka gjetur njërën nga shkollat të mbyllur me dry.

“Situata që pamë nuk ishte vetëm shqetësuese por ishte alarmuese. Njëra nga shkollat ishte e mbyllur me dry, ndonëse mësimi do të duhej të fillonte në atë kohë.

Rrugës nga shkolla në shkollë takuam një fëmijë që mëson në njërën nga këto shkolla.

Ai na tha që në shkollën ku mëson, stufa ndizet vetëm në sallën e arsimtarëve dhe zyren e drejtorit kurse në klasë jo”, ka shkruar Kastrati.