Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriq, ka bërë të ditur sot se ka aplikuar për termin për vizë.
“Sot aplikova për termin për vizë drejt përendimit, vitin e ardhshëm po besoj po ecim prej Kosovës tonë të dashur. Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar!”, ka shkruar Qeriqi.
Ditëve të fundit ka shumë ankesa nga se në Kosovë nuk ka përspektive dhe se shumë qytetarë po shikojnë të largohen nga vendi për një jetë më të mirë.
Ballkani.info ka raportuar tri ditë më parë se vetëm në Ambasadën gjermane në Prishtinë janë mbi 79 mijë aplikime për viza, duke përfshirë ato të punës, bashkimit familjar dhe viza turistike. /Ballkani.info/







