Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati nuk e ka shfrytëzuar as shumën e ndarë prej 3 mijë euro për atë që cilësohet si linjë buxhetore për reprezentacion, të holla të cilat i përdorin zyrtarët për takime me palë të jashtme apo ceremoni simbolike me palë të interesit.
Në dokumentin e siguruar shihet se këto mjete nuk janë shfrytëzuar fare nga kryetari Kastrati.


Rasti i kryetarit Qëndron Kastrati duhet të jetë shembull se si zyrtarët e institucioneve duhet të kursejnë buxhetin e të mos abuzojnë siç ka ndodhur shpesh në Kosovë.








