Nazarbajev-Vuçiq
Kryetari i Kazakistanit tregon pse nuk e njohin Kosovën
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi po qëndron për një vizitë dy ditore në Kazakistan dhe atje u takua me kryetarin e atij vendi, Nursulltan Nazarbajev.
Sipas medieve të Beogradit, Vuçiqi ka thënë se bashkëbiseduesit i ka treguar se Serbinë e rëndon situata në rajon, se Beogradi ka probleme me Prishtinën rreth Kosovës.
“Kjo është njëra nga arsyet pse e falënderojmë Kazakistanin pasi ai është vendi që e përkrah në tërësi integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe që mendon se të gjitha konfliktet të duhet në Kombet e Bashkuara”, ka theksuar Vuçiq.
Kryetari i Kazakistanit Nazarbajev ka thënë se shekulli 20 ka qenë i vështirë për Serbinë.
“Vendi juaj po përpiqet t’i shërojë plagët, Do të jemi kah jush”, citojnë medie serbe të ketë thënë ai.