Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, mori pjesë në festivalin “Festo në Mirditë,” në Rrëshen të Mirditës i cili u organizua në kuadër të projektit “Mirdita Junik.”

Ky event i veçantë mblodhi personalitete të rëndësishme, përfshirë edhe Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, Kryetarin e Bashkisë Mirditë Albert Melyshi dhe përfaqësues nga komunat arbëreshe të Italisë, shkruan Ballkani.info.