Kryetari i Junikut njofton për përfundimin e dy projekteve të mëdha infrastrukturore

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se është asfaltuar rruga Bajraktar – Gaxherr dhe është hapur rruga fushore Troja në lagjen Qestaj.

Ai ka thënë se realizimi i këtyre dy projekteve shënon përmbushjen e dy premtimeve elektorale të tij.

“Përtej kësaj, në fakt këto dy projekte kanë një rëndësi shumë të madhe për lëvizjen jo vetëm të banorëve të lagjeve Bajraktar, Gaxherr dhe Qestaj, por edhe të banorëve tjerë të Junikut pa përjashtim.”, ka thënë ai.

Ky është postimi i tij:

Urime asfaltimi i rrugës Bajraktar – Gaxherr

Urime hapja e rrugës fushore Troja në lagjen Qestaj

Të dashur junikas,

Komuna e Junikut ka përfunduar me sukses “Asfaltimin e rrugës Bajraktar – Gaxherr” si dhe ka filluar me “Hapjen e rrugës fushore Troja në lagjen Qestaj”.

Realizimi i këtyre dy projekteve shënon njëkohësisht përmbushjen edhe të dy premtimeve tjera elektorale të qeverisjes komunale. Përtej kësaj, në fakt këto dy projekte kanë një rëndësi shumë të madhe për lëvizjen jo vetëm të banorëve të lagjeve Bajraktar, Gaxherr dhe Qestaj, por edhe të banorëve tjerë të Junikut pa përjashtim.

Vazhdojmë me punë dhe suksese tjera.

Urime të gjithë junikasve.

R.Sh.