Kryetari i Fushë Kosovës dënohet nga Agjencia për Informim me 4 mijë euro

Agjencia për Informim dhe Privatësi, sot i ka shqiptuar gjobë Komunës, konkretisht Kryetarit Burim Berisha në vlerë prej 4.000€ për kufizim të qasjes në dokumente publike.

E shkak i kësaj u bën kërkesat e asamblistit të Vetëvendosjes në këtë Komunë, Vlonjat Hasani.

Ishte vetë Hasani që e informoi publikun në lidhje me këtë gjobë, duke e akuzuar kryetarin Berisha edhe për nepotizëm e ego politike.

“Komuna e Fushë-Kosovës përveç që i prinë listës së Komunave dembele duke mos bërë pothuajse asnjë punë për qytetarët, realizimin e investimeve kapitale e ka bërë vetëm 26%, “nepotizmi” dhe punësimi në institucione publike ndodhë vetëm nëse i “përmbushë egot politike të subjektit që e udhëheqë Komunën!” Lista e punëve të këqija është e gjatë, ndërsa e punëve të mira fillon dhe mbaron pothuajse me 0 …!!!

Për të mos mjaftuar kjo, ata vazhdojnë të shkelin ligje, të thyejnë rregulla e rregullore, e të mohojnë qasje në dokumentet publike për qytetarët…

Krejt kjo për t’i pamundësuar opinionit informimin për punët e dyshimta dhe të dëmshme që ata i bëjnë…!!!

Agjencia për Informim dhe Privatësi, sot i ka shqiptuar gjobë Komunës, konkretisht Kryetarit Burim Berisha në vlerë prej 4.000€ për kufizim të qasjes në dokumente publike për kërkesat që i kam drejtuar Komunës.”, ka shkruar Hasani.