Të mërkurën u raportua se Gramoz Vokrri është shkarkuar nga pozita e tij në Federatën e Futbollit të Kosovës. Por, kreu i futbollit kosovar Agim Ademi e ka mohuar një gjë të tillë.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në konferencën për shtyp që u mbajt në zyret e FFK-së, ka sqaruar gjithçka rreth zërave të fundit se ai e ka larguar nga puna të birin e ish kryetarit të FFK-së, legjendës Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri.

“Gramozi është anëtar i yni dhe ka bërë kontratë me ne. Ai është i mirëpritur në Federatë në çfarëdo pozite. Jo për përvojën që e ka, por si djalë i legjendës Vokrri, por edhe si një djalë i ri që është rritur në Evropë. Ia kemi ofruar një kontratë të re, por ai nuk ka pranuar ta nënshkruajë. Nuk e di përse. Por, ua përsëris së ai i ka dyert e hapura këtu”, ka thënë Ademi.

“Gramozi qe një kohë është i punësuar në Federatë, me një kontratë që ia kemi ofruar. Pozita është drejtor për marrëdhënie me jashtë. Sot e asaj dite Gramozi ka disa ditë që nuk po vjen në Federatë, ndoshta më pak se një muaj. Nuk e dimë se përse ai nuk po vjen. Jemi munduar t’ia japim postin më të mirë dhe që i përgjigjet ky post. Ndoshta është një post që nuk ju ka përshtatur”, ka shtuar Ademi.

“Ia kemi ofruar disa pozita. Drejtor i edukimit, drejtor i marketingut, drejtor i regjioneve, drejtor i garave, nuk e ka gjetur veten në këto pozita”, zbulon kreu i FFK-së.

Të mërkurën u raportua se Gramoz Vokrri është shkarkuar nga pozita e tij në Federatën e Futbollit të Kosovës. Por, kreu i futbollit kosovar Agim Ademi e ka mohuar një gjë të tillë.