Kryetari i Deçanit u dëshiron shërim të shpejtë policëve të aksidentuar në Gjakovë

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka dëshiruar shërim të shpejtë policëve të aksidentuar në Ponoshec të Gjakovës.

Ai tregoi se policët që u goditën nga një drejtues i automjetit, i cili ishte në gjendje të dehur, janë Kujtim Kuqi dhe Hazer Kasumi.

“Lajm i hidhur në këto orë të vona lidhur me aksidentin në vendin e punës, të policëve Kujtim Kuqi dhe Hazer Kasumi , në fshatin Ponoshec.

Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë!

 BR”, shkroi ai.