Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ngushëlluar familjen Alaj pas vdekjes në një aksident trafiku në Zvicër të të riut, Rrustem Alaj.
“I tronditur nga lajmi për humbjen tragjike të jetës së të riut Rrustem (Asllan) Alaj nga Dranoci.
Shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alaj, miqëve, shokëve dhe gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar ai në Facebook.







