Kryetari i Deçanit merr vendim: Të gjithë mjekët e pensionuar kthehen në punë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bshkim Ramosaj ka pritur sot në takim Drejtorin e Shëndetësisë, Musa Berisha, Drejtorin e QKMF-së, Selmon Berisha, si dhe një pjesë të mjekëve të cilët tashmë janë të pensionuar.

Gjatë këtij takimi të përbashkët janë dakorduar që të ftohën të gjithë mjekët e Komunës së Deçanit të cilët janë në pension të i bashkohen ekipeve mjekësorë për të mundësuar menaxhimin e situatës më COVID-19.