Kryetari i Deçanit bën homazhe me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se sot ka kryer homazhe tek varrezat e dëshmorëve Artan Mehmetaj, Halit Coka, Naim Turkaj dhe Mustafë Çekaj.

Homazhet, Ramosaj i ka kryer në nder të përvjetorit të rënies së këtyre dëshmorëve, transmeton Ballkani.info.

Pjesë e homazheve ishte edhe zëvendësdrejtori i ASHNA-s, Shpetim Selmanaj. /Ballkani.info