Kryetari i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra po merr pjesë në konferencën “Feja si një instrument për Paqen”

Kryetari i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova z. Ruzhdi Shkodra me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta është duke marr pjesë në konferencën  “Feja si një instrument për Paqen”.

Ne këtë konferencë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është shembull sesi feja ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e paqes.

Në emer të komunitetit Hebre foli Kryerabini Yoel Kaplan, perfaqesues zyrtar i Këshillit Rabinik për Ballkanin.

I pranishëm ishte edhe Ambasadori amerikan për liritë fetare z. Samuel Brownback,ku konferencës i dha karakter të fuqishëm ndërkombëtar për liritë fetare.