Kryetari i AAK’së në Ferizaj: Frymë e fitores

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka vizituar degën e partisë në Ferizaj ku ka takuar strukturat partiake në këtë qytet.

Haradinaj ka postuar një fotografi në Ferizaj ku ka shkruar se edhe aty është frymë e fitores.

“Edhe në Ferizaj, frymë e fitores”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i AAK’së do t’i prijë listës në garën zgjedhore por nuk do të jetë kandidat për kryeministër.

Zyrtarë të kësaj partie kanë thënë se Haradinaj ka synimin që pas legjislaturës së re të jetë president i vendit.