Kryetari dhe ish-këshilltari i një qyteti në Brazil vendosin t’i zgjedhin mosmarrëveshjet në një ring boksi

Dy politikanë brazilianë vendosën t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre brenda një ring boksi të dielën e kaluar në Borba, Brazil.

Kryetari i qytetit Simao Peixoto që ndodhet në rajonin verior të Brazilit, ishte i lodhur duke u kritikuar vazhdimisht në internet nga ish-këshilltari i qytetit Erineu Alves da Silva, i njohur në zonë si “Mirico”. 

Kështu që Silva e sfidoi Peixoto-n në një luftë dhe kryebashkiaku ra dakord, raportoi uebfaqja lokale BNC Amazonas në fillim të këtij muaji.

Peixoto, 39 vjeç dhe 44-vjeçari Mirico hynë në ring rreth orës 3 të mëngjesit me kohën lokale. 

Kryetari i qytetit i dha rivalit të tij shenjën e prerjes së fytit disa herë përpara se të fillonte sherri.

Silva e lëndoi kryebashkiakun me disa goditje të ulëta herët përpara se të rrëzohej. Dyshja u angazhuan në një garë të ngathët, por qartësisht argëtuan audiencën për tre raunde. Peixoto mundi ish-këshilltarin e qytetit me vendim të ndarë dhe të dy u përqafuan në fund.

Shikoni momentet kryesore më poshtë: