Kryetarët e bashkive arbëreshe në Kalabri vizituan Komunën e Suharekës. ![]()
![]()
Delgacioni i përbërë nga Ernesto Madeo, komisioner i Fondacionit Arbëresh dhe kryetar i Bashkisë San Demetrio Corone, Damiano Baffa, kryetar i Bashkisë San Cosmo Albanese, Angelo Catapano, kryetar i Bashkisë Frascineto, Serena Notaro, kryetare e Këshillit të Bashkisë Caraffa di Catanzaro, Giuseppe Rizzo, kryetar i Bashkisë Cerzeto, Valerio Caparelli, gazetar dhe përgjegjës i komunikimit të Fondacionit Arbëresh.
“Natyrisht në të ardhmen do të shohim mundësinë e bashkëpunimit, duke e theksuar edhe si domosdoshmëri e kohës. Kjo vizitë e nderon komunën tonë, dhe kjo do t’i hap rrugë edhe shkëmbimit të përvojave mes vendeve tona”, ka thënë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj. /Ballkani.info/







