Kryetarët e rajonit të Anamoravës, në takimin e mbajtur me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe në koordinim me të gjitha institucionet lokale dhe regjionale, kanë marrë vendim që të vazhdohen masat e kufizimit të lirisë së lëvizjes, si preventivë kundër Covid-19.
Nga sot, qytetarët e Anamoravës mund të lëvizin nga ora 06:00 deri në 17:00, ndërkaq kufizohet lëvizja e tyre nga ora 17:00 deri në ora 06:00.
“Është në pyetje jeta e qytetarëve tanë dhe për këtë kërkohet veprim shtetëror, në këtë rast bashkëpunim i mirëfilltë regjional. Masat do të jenë në funksion të ruajtjes së shënd etit publik dhe për çdo ndryshim, do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai







