ZRRE

Kryesuesi i ZRRE-së: Ende s’e kemi pranuar vendimin e Kushtetueses

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, tha ende nuk e kanë pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në bazë të së cilës qytetarët duhet të kompensohen për energjinë elektrike të faturuar për katër komunat veriore.

“Ende nuk e kemi pranuar vendimin. Unë jam jashtë Kosovës, nesër kthehem. Jemi në pritje të vendimin dhe posa ta pranojmë vendimin do të marrim qëndrim rreth kësaj”, tha Fejzullahu për Klankosova.tv

Me anë të vendimit të sotëm, Kushtetuesja, obligon ZRrE-në për kthimin e mbi 40 milionë eurove të qytetarëve që janë faturuar për rrymën në katër komunat veriore, bazuar në një vendim të marrë nga Zyra e Rregullatorit në vitin 2012-të

VIDEO BONUS: Alarmon Lladrovci: Nuk ka ujë për shuarjen e zjarrit në fabrikë, cisternat po mbushën në Drenas