Kryesuesi i ri i KQZ-së me pasuri marramendëse

Kreshnik Radoniqi është emëruar kryesues i ri i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), nga presidentja Vjosa Osmani pas shkarkimit të Valdete Dakës.

Radoniqi ishte paraprakisht gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën e Apelit kurse i ka disa vite përvojë në sistemin e drejtësisë

Ai ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit [AKK] të deklaruar nga vetë ai në vitin 2020.

Pasuria e Radoniqit del të jetë mjaft e madhe duke u bazuar në atë çka ka deklaruar.

Ai ka një banesë në vlerë prej 57 mijë euro, një truall në vlerë prej 300 mijë euro, dy dyqane dhe një shtëpi verore në Shtoj të Ulqinit.

Radoniqi po ashtu ka të deklaruara edhe para të gatshme në vlerë të konsiderueshme në bankat e vendit, e të cilat mund t’i shihni më poshtë.