NjSO

Kryesindikalisti Zeqiri mohon se do të ketë sot protestë nga Njësia Speciale Operative

Mëngjesin e së enjtes u raportua se Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës do të protestonte sot në shenjë pakënaqësia me shtesat për rrezikshmërinë.

Por, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri Reporterin ka mohuar se një protestë e tillë do të mbahet.

“Jo nuk ka protestë nga ta. Ata nuk do të protestojnë as brenda e as jashtë”, tha ai për Reporteri.net, referuar raportimeve se një protestë e tillë e NjSO do të zhvillohej jo si ajo e djeshmja, por thjesht me mos-prezencë në vendin e tyre të punës.