Kryesindikalisti i Telekomit: Nuk e njoh Blerim Devollin dhe as nuk e kam kërcënuar

Biznesmeni Blerim Devolli pak ditë pas vendimit të Bordit të Telekomit, për mosvazhdimin e kontratës së Telekomit me kompaninë e tij, ka bërë padi ndaj udhëheqësit të Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balajt. Duke u thirrur në një deklaratë që kreu i Sindikatës, Lamih Balaj, e bëri në T7, biznesmeni Devolli paraqiti kallëzim penal kundër tij, me pretendimin se po i rrezikohet jeta atij, gruas e fëmijëve të tij.

Balaj e ka pranuar se ka dhënë intervistë në polici, derisa ka shtuar se nuk ka kërcënuar asnjë individ..

Ballkani.info ka kontaktuar me Lamih Balajn, kreun e Sindikatës së Punëtoëve të Telekomit dhe ai e ka ka konfirmuar se dje është ftuar nga hetuesia për të dhënë deklaratë lidhur me këtë çështje.

“Po, është e vërtetë, unë dje kam raportuar në Polici për këtë padi. Nuk kam dashur ta bëj publike për shkak të familjes. Unë nuk e njoh personalisht atë njeri, dhe unë asnjëherë nuk e kam përmendur emrin e tij. Por, sidoqoftë unë jam i gatshëm të përballem me akuzat e tij para organeve të drejtësisë”, tha Balaj për Ballkani.info.

Ky është transkriptimin i deklaratave të Lamih Balajt, për të cilat Blerim Devolli pretendon se është kërcënuar:

Na vetë nuk kemi me leju sikur punëtorë me ndodhë ato që kanë ndodhë me Telekom, po e them bordi është me e shkëputë kontratën me Z-Mobile menaxhmenti me shkëputë, Sindikata nuk diskutohet nuk pranon asnjë kompromis.
Nëse don politika edhe thotë duhet me ja vazhdu, une besoj që ka presione po nuk besoj që qet dikush gisht prej bordit e menaxhmentit, dhe s’duhet me marrë guximin me qitë gisht kërkush, sepse nashta edhe dy – tri vjet jo po mas 5 vjetëve kanë me shku në burg te tanë, ka me i hetu dikush këto kontrata edhe kanë me i çu në burg.
Edhe duhet me menu edhe një sen që edhe pronari i Z-Mobile që po ja them në këtë studio edhe njëherë që na nuk e kemi për hajgare, e kemi koxha seriozisht, edhe kryeministri, edhe kryeparlamentari, edhe gjithë deputetëve që me na lanë 3600 familjeve që kena dhanë mund na kanë vdek punëtorët tu u rrëzu prej antenave prej shtyllave të telefonisë, me naj lanë këtë mund edhe me thanë sot kena me jua blloku llogaritë, ka me pas telashe, këto le ta dinë edhe policia edhe prokuroria, ka me pas telashe valla, le te runë biznesin e vetë nëse do me rujtë, po jo me ma vjedhë djersen teme sepse na jemi te pa sa fitojmë na edhe sa përfiton ai”. /Ballkani.info/

loading…