Kryesindikalisti i RTK-së reagon pasi u përmend si ndikues në përzgjedhjen e një kandidateje për bord

Pas publikimit të lajmit se kryetari i njerës sindikatë të RTK-së, Fadil Hoxha, ka gjasa që të ketë ndikuar në përzgjedhjen e njerës nga kandidatet për anëtare për Bord të ri të RTK-së, ka reaguar sot vet Hoxha.

Ai i ka hedhur poshtë këto pretendime se çika e axhës së babës së tij është shtyrë përmes VV-së në listën e Bordit të RTK-së.

Reagimi i plotë i Hoxhës:

Portalet te cilat jane nxene duke njollose e pastru figura ne kompenzim te parave,  qenkan dhez mbreme si n’kor ndaj meje duke me akuzuar kinse “ciken e axhes t’babes” e pasna shty permes VV-se ne liste te Bordit te RTK-se.

Hajde t’jau qesim rrenat n’fushe.

E para,

Qysh permes VV-se kur e apostrofuara me se paku vota ka marre prej VV-se 😀.

Hajde me pas thane permes LDK-se, PDK-se e AAK-se, deputetet e te cilave parti e kane vleresuar pothuajse maksimalisht, nashta diqysh kish pi uje kjo pune 😀.

Armend Zemaj 89  LDK

Albana Bytyqi 85   AAK

Mergim Lushtaku 84 PDK

Duda Balje     75  MINOR.

Doarsa Kica   67   VV

Ardian Gola   60    VV

Fitim Uka       75        VV

Saranda Bogujevci 55  VV

Armend Muja 66     VV

E dyta,

Kjo dhe disa kandidate te tjera kane hyre ne liste te ngushte duke mos u bazuar ne vleresimin e komisionit por ne ligjin per barazi gjinore ne te cilin jane thirrur unanimisht deputetet e komisionit.

 Kete menyre te perzgjedhjes e kam kundershtuar ashper ne tri forma:

-Permes reagimit ne fb

-Denoncimit ne  Antikorrupsion

-Ankeses ne Komisionin vleresues.

E per krejt keto shpifje, prej tash nisjani me u bo gati per gjykate.