Kryesia e PDK-së sot diskutoi për koalicionin më NISMA’n – të pathënat e mbledhjes

Partia Demokratike e Kosovë ka mbledhur sot anëtarët e kryesisë.

Në mbledhjen e mbajtur mesditën e sotme drejtuesit e kësaj partie përveç çështjeve të tjera rreth organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare kanë diskutuar edhe për mundësinë e koalicionit me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limjat.

Burime të Reporteri.net kanë konfirmuar se e kanë diskutuar edhe mundësinë e këtij koalicioni parazgjedhor.

Por sipas këtij burimi, anëtarët e kryesisë kanë mendime të ndara për këtë çështje.

Gazeta t mëson se një pjesë e kryesisë së PDK-së kanë dhënë sinjale jo pozitive për këtë koalicion.

Ndërkohë nga NISMA e kanë lënë të hapur mundësinë për një bashkim forcash me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ditë më parë kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj tha se nuk përjashtohet mundësia që PDK-ja të merr një parti të vogël në koalicion.

“Natyrisht se kemi pasur takime me zotin Limaj, por takimet kanë qenë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne do të garojmë në këto zgjedhje me identitet të qartë të PDK-së. Nuk përjashtohet mundësia që do të marrin ndonjë parti të vogël që do të jetë pjesë e listës se PDK”, është shprehur Hoxhaj.

“Parimi im është ta ruaj identitetin e PDK-së, të dihet se për çfarë qëndron PDK’ja. Koalicioni nuk është vetëm punë teknike me u pa unë me zotin Limaj, ka edhe tema programore, ka të bëj edhe me atë se sa vetë mund të hyjnë në listë, me atë se si mund të sillet një parti politike ndaj zgjedhjeve”.

Tutje, Hoxhaj tha se kjo temë megjithatë është temë e parakohshme.

“Qëndrimi jonë është të garojmë në këto zgjedhje me slogan tonin me program tonin dhe natyrisht se jemi të interesuar të bisedojmë me subjekte të tjera politike. A mund të jetë Nisma a partitë tjera politike janë tema të parakohshme”, shtoi Hoxhaj.

Edhe nga Nisma Socialdemokrate, e kanë konfirmuar se partia e Fatmir Limajt janë në bisedime për bashkim të mundshëm me PDK-në në zgjedhjet e jashtëzakonshme që i imponoi vendimi i gjykatës Kushtetuese për jokushtetutshmërinë e Qeverisë Hoti.

Megjithatë, Sherifi ka deklaruar se NISMA përveç me PDK-në ka edhe alternativa tjera.
Për Reporteri.net ka folur deputeti i Nisma’s, Endrit Shala.

“Jemi të hapur për një koalicion me PDK. Duke e e parë rrezikun që i kanoset vlerave tona të përbashkëta dhe qëllimi jonë i përbashkët është që t’i mbrojmë këto vlera.

Ende nuk kemi një ofertë zyrtare nga PDK, por jemi të gatshëm dhe të hapur të lidhim një marrëveshje bashkëpunimi. Kemi diskutuar me zyrtarët e PDK-së për të gjitha mundësitë, por që ende nuk ka diçka konkrete dhe gjithçka varet nga PDK-ja, se çka ata ofrojnë”, tha Shala.

Sipas tij, PDK nuk na ka kushtëzuar me asnjë lloj gjëje dhe ashtu siç ka thënë edhe kryetari Limaj.

Kujtojmë se NISMA në zgjedhjet e fundit, në koalicion me AKR-në e Behgjet Pacolli, mezi ka kaluar pragun zgjedhor.
Kujtojmë që në vitin 2014 Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Haxhi Shala, Bilall Sherifi e shumë figura të rëndësishme të PDK-së e braktisën këtë parti për ta formuar Nisma-në.