Kryesia e LDK-së vendos të hënën për Qeverinë e re

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta mbajë sot mbledhjen e Kryesisë, të cilën e paralajmëroi gjatë ditës së stome. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, tha se Kryesia mblidhet pas publikimit të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese

Mustafa ka shprehur pritjen se Aktgjykimi do të publikohet të hënën dhe që Kryesia të mblidhet po këtë ditë.

LDK ende nuk ka bërë publik emrat e ministrave në kabinetin qeveritar. Ndryshe nga ajo kanë vepruar subjektet tjera politike që kanë mbërritur marrëveshje koalicioni me LDK-në.