Kryesia e LDK-së mblidhet sot, caktohen emrat e ministrave në Qeverinë Hoti

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot mban mbledhje, ndërkaq pritet të zyrtarizohen emrat e ministrave nga kjo parti.

Kryesia e LDK-së do të mblidhet në ora 16:30.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Nesër (e martë), më datë 2 qershor 2020, në orën 16:30, në selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë.

Ai ka shtuar se sot në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së do të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga ana e LDK-së.