Kryeshefja e Telekomit e vendosur nga VV për Sveçlën: Me sa di, e kam pritë e kam përcjellë

Deklarata e Presidentit Hashim Thaçi, se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë një vizitë në Post Telekomin e Kosovës po del të jetë e saktë,.

Vizitën e Sveçlës në PTK e ka konfirrmuar vet kryeshefja e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, e cila është emëruar së fundi nga qeveria Kurti.

Hana e ka pranuar se Sveçla ka vizituar PTK, madje thotë se “me sa di, e kam pritë e kam përcjellë, kjo është krejt për aq sa di”, tha ajo duke shprehur e rezervuar.

“Xhelal Sveçla ka qenë me thirrjen time në Telekomin e Kosovës. Në fillim të muajit kemi pas shkëputje të linjave në stacionet tona bazë, dmth kanë prek në asetin e Telekomit. Unë ia kam bërë një ftesë dhe ka ardh z.ministër, kjo është tema për të cilën kemi bisedu. Kërkesa ime është kjo që askush në Republikën e Kosovës nuk guxon me vë dorë në asetin e Telekomit, i cili është aset i Republikës tonë. Kështu që i lus kushdo ndaj të cilit kemi borxhe, janë të lirë me na dërgu në Gjykata, janë të lirë me na thirrë me diskutu, por nuk guxojnë me vë dorë në asetet e Telekomit. Aty e kam bashkëpunimin, e kam pritë e kam përcjellë, vetëm për shkak të detyrës e kam thirr”, tha Hana në RTK.

Kujtojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u.d i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi kanë bërë shkelje flagrante të ligjit. duke vizituar dhomat e përgjimeve në PTK për tre ditë rresht dhe i kanë ndalur kamerat.