Bedri Istrefi

Kryeshefi i Telekomit liron nga detyra dy zëvendës drejtorë

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka vendosur që ti liroj nga detyra dy zëvendës drejtorë të departamentit të shitjes.

Këtë vendim ai e ka marrë në bazë të autorizimeve dhe kompetencave të tij dhe në bashkëpunim të plotë me Drejtorin e Shitjes, Demir Limaj.

Sipas Istrefit, e gjithë kjo është bërë për qëllim primar të ngritjes se performancës financiare të korporatës.

“Në Departamentin e Shitjes kemi pasur mosrealizim të objektivave, rritje të borxheve dhe humbje të konsumatorëve dhe duke u bazuar në këtë janë bërë këto ndryshime. Me këtë rast janë liruar nga detyra dy zëvendës drejtor të këtij departamenti”, tha Istrefi.

Në anën tjetër ka kohë që Drejtori i Shitjes, Demir Limaj për shkak të angazhimit të tij si profesor i rregullt në Universitetin e Prizrenit ka bërë kërkesë tek kryeshefi që të lirohet nga kjo detyrë.

Megjithatë kërkesa në fjalë u refuzua nga krye shefi i Telekomit Bedri Istrefi, cili tha se kjo kërkese duhet të shqyrtohet.

“Për shkak të angazhimit të tij në korporatë dhe profesionalizmit të lartë të tij kërkesa në fjalë iu ka refuzuar, vendimin për angazhimin e mëtutjeshëm të z.Limaj në Telekom do të merret bashkërisht dhe në konsultim me të kryeshefi i Telekomit z.Istrefi”.

Gjitha këto ndryshime kanë vetëm një qëllim rritjen e performancës financiare të korporatës, ruajtjen dhe rritjen e numrit të konsumatorëve.

loading…