Kryeshefi i Telekomit e krahason hyrjen e Policisë në TK me kohën e Milloshevicit

Pasi ka bërë padinë ndaj Qeverisë së Kosovës, kryeshefi i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka thënë se vendimi për shkarkimin e tij është politik dhe si  të tillë ai nuk do ta përfill deri në momentin kur  gjykata të jap qëndrimin e saj në lidhje me këtë temë.

Istrefi para gazetarëve ka thënë se ai as nuk është njoftuar paraprakisht ashtu siç parashihet për mbledhjen e bordit dhe të tij. Ai tutje ka thënë se vendimet të cilat merren nga persona të cilët shkelin kushtetutën dhe që tentojnë të krijojnë procedura,e me polici të frikësojnë, i ngjasojnë kohës së regjimit të Millosheviqit.

“Vendime të cilat merren nga këta njerëz të cilët çdo ditë shkelinin kushtetutën dhe tentojnë që çdo ditë të nxjerrin procedura, ku kanë tentuar me polici të hyjnë, dhe kjo na kujton situatën e 98-99 ku aparatura e Millosheviq uzurpojke institucione dhe arrestojke njerëz që sherbejshmin për interesa të vendit”, tha Istrefi.