Një prej themeluesve dhe kryeredaktori i kahmotshëm i “Slobodna Bosna”, Senad Adviq, në një intervistë të dhënë kohë më parë, ka pranuar se zyrtarë të Shërbimit famëkeq të Kundërzbulimit në Jugosllavi (KOS) kanë qenë bashkëpunëtorë të tij. Mediumi në fjalë, së fundi ka hedhur akuza të rënda kundër Nacionales e Periskopit, të cilat po shpërndahen me të madhe nga pushteti në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje.

Një prej pyetjeve të qarta që i është bërë atij nga N1, është si vijon:

“A ke qenë bashkëpunëtor i KOS?”

Ai përgjgijet se ata në fakt, ishin bashkëpunëtorët e tij:

“Si të jem? Zyrtarët e KOS-it ishin bashkëpunëtorët e mi. Fikret Muslimoviq, këshilltari i sotëm i Shefik Xhaferoviqit, më parë Bakir Izetbegoviq, më parë Aliji, punën e parë e kishte pas largimit nga APJ ku ishte nënkolonel i KOS-it, në SB si këshilltar im. Ai erdhi diku pak para rënies së Vukovarit, në vjeshtën e vitit 1991. Në atë kohë ne nisëm Slobodna Bosnia…Anëtarët e KOS-it kanë qenë bashkëpunëtorët e mi, jo anasjelltas. Fahrudin Radonçiq ka Mustafa Çamxhiqin dhe atë Radujekun që ia ka konfirmuar edhe atij edhe vëllait të tij. Çdo hap në karrierën time është pak a shumë transparent dhe i njohur. Nuk kam punuar në KOS, nuk kam kullë, hotel, apartamente…” – ka thënë ai.

Pikërisht me raportimet e mediumit të këtij personi, që publikisht e ka pranuar bashkëpunimin me Shërbimin e Kundërzbulimit në Jugosllavi, pushteti dhe Radiotelevizioni i Kosovës sulmuan dy media private në vend, Nacionalen dhe Periskopin.

Të dhënat nga raportimet më lartë, Nacionale i nxjerri në dritën e një lajmi të rreme, pa autor, të pabazuar, të pafaktuar – pa asgjë – ku kjo media shkroi duke pretenduar “të kenë mësuar…nga bashkëbisedues nga Kosova” se gjoja media Nacionale dhe Periskopi është ofruar në shërbim të regjim serb.