Kryeqytetit do t’i shtohen edhe tri shkolla të reja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kryeqytetit do t’i shtohen edhe tri shkolla të reja.

Rama ka shkruar se shkollat do të ndërtohen në lagjet Sofali, Mati1 dhe Prishtina e re në Veternik.

“3 shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit!  Sot, nënshkruam kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë. Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re ne Veternik.

Faleminderit ekipit të Departamentit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm!”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

3️⃣ shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit! 👏🏼

Sot, nënshkruam kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë.

Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re ne Veternik.

Faleminderit ekipit të Departmentit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm! 🤝🏼

#kryeqyteti