“Kryeqyteti i Italisë – Milano, i Gjermanisë – Mynihu e i Turqisë – Stambolli”, Xhuli dhe Mbresa ia huqin me të madhe në BBVK

Banoret e Big Brtoher VIP Kosova, Mbresa dhe Xhuli treguan njohuri tejet të cekëta mbrëmjen e së enjtes në gjeografi.

Kjo pasi ato po bënin një kuiz me njëra-tjetrën për të gjetur kryeqytetet e shteteve të Evropës – duke mos ditur shumë prej tyre, e duka ia huqur me të madhe në shumë prej tyre.

Në një moment, Xhuli e ka pyetur Mbresën se – “Kush është kryeqyteti i Gjermanisë?”, veç se ajo nuk e ka ditur përgjigjen. Por, një të tillë e dha vetë Xhuli.

“Nuk është Berlini, as Frankfurti, por Munichu”, ka thënë pos tjerash Xhuli.

Mbresa qëlloi disa prej tyre, e disa prej tyre edhe nuk i ka ditur në ato momente, siç ndodhi me kryeqytetin e Italisë, për të cilin ajo tha se është Milano.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova do të mbahet këtë të premte, ku çmimin e madh prej 200 mijë eurosh do ta fitojë njëri prej pesë finalistëve, të cilët janë: Mbresa, Xhuli, Vedati, Artani dhe Stresi