Kryeprokurori

Kryeprokurori Syla pret në takim ekspertë të BE-së nga Italia

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka pritur në takim ekspertët e BE-së, nga Italia në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të BE “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, në përbërje të Laura Guercio, nga Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Ministrinë e Drejtësisë në Itali, Stefan Tappeiner- gjyqtar, Igor Secco-prokuror, si dhe Maria Emanuella Guerra, Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit në Kosovë.

Në takim është diskutuar rreth integrimit të prokurorëve dhe stafit serb në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe për të drejtat e minoriteteve para organeve shtetërore të Kosovës.

Të pranishmit u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmen mes Prokurorit të Shtetit dheProjektit të Binjakëzimit të BE, si dhe, Kryeprokurorit Syla i`u premtua përkrahja e këtij projekti për Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.