Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj thërret konferencë për medie, lidhur me vdekjen e 18 vjeçares

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jetë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Konferenca do të mbahet nga ora 15:45, në objektin e Prokurorisë Themelore Ferizaj, kati dytë, salla 315, adresa: Prokuroria Themelore Ferizaj, Rr. Reçakut, pa nr. 70000 Ferizaj, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19″, theksohet në një njoftim.