Kryeparlamentari
Kryeparlamentari Veseli merr mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot në një takim të posaçëm në Berlin nga homologu i tij gjerman, kryetari i Bundestagut, zt. Dr. Wolfgang Schäuble.
Kryeparlamentari Veseli mori konfirmimin se Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovës dhe do ta jep vlerësimin e saj pozitiv në hapat e mëtejmë që do të ndërmerren në këtë proces.
Kreu i Kuvendit falënderoi kryetarin e Bundestagut gjerman për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset që nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi.
Kryeparlamentari Veseli theksoi se mbështetja e Berlinit zyrtar për Kosovën në proceset e ardhshme e një rëndësie të veçantë, si në aspektin e rrugëtimit euro-atlantik, ashtu edhe të zhvillimit ekonomik, nëpërmjet investimeve gjermane në Kosovë.
Veseli tha se Kosova dhe Gjermania, si dy vende mike, tashmë kanë konsoliduar bashkëpunimin e tyre në shumë sfera, por theksoi nevojën që këto marrëdhënie të zgjerohen dhe forcohen edhe më tej.
Kryetari Veseli u fokusua edhe te bashkëpunimi midis dy parlamenteve, duke vlerësuar lart përvojën legjislative gjermane, e bartur në Kuvendin e Kosovës gjatë viteve të kaluara, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të GIZ-it në shumë segmente të punës në Kuvend.