Kryeparlamentari Konjufca uron qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit ortodoks në Kosovë me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse.

“Uroj që kjo ditë feste të shërbejë si motiv shtesë për të shpalosur ndjenjat e dashurisë ndaj njëri-tjetrit, të respektit ndaj besimeve të ndryshme në Republikën tonë, e të angazhimit për të punuar së bashku për ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë, në paqe e harmoni”, thuhet në urimin e Konjufcës.