Kryeparlamentari Konjufca në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë sot në Samitin për Ballkanin Perëndimor i cili u zhvillua në Bruksel.

Konjufca qe sot pjesë e Samitit të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Europian.

Ky Samit u organizua nga Presidenti i Parlamentit Europian David Maria Sassoli.

Aty u diskutua lidhur me perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit.