Në një video të postuar në Twitter minuta më parë, kryeministri, Boris Johnson, konfirmoi se ai kishte zhvilluar simptoma të buta – “një temperaturë dhe kollë të vazhdueshme” – gjatë 24 orëve të fundit dhe, me këshillën e shefit të mjekësisë, ai mori një provë e cila u kthye pozitive për koronavirusin transmeton ballkani.info

Johnson tha që ai tani po izolohej dhe po punonte nga shtëpia. Ai tha falë “magjisë së teknologjisë moderne” ai do të vazhdojë të udhëheqë luftën kombëtare kundër kundër covid-19.

Ai falënderoi NHS dhe të gjithë që punojnë për ta dhe përsëriti që qëndrimi në shtëpi ishte thelbësor për ndalimin e përhapjes së virusit. /ballkani.info/