Nuk kemi reaguar në mënyrë histerike, nuk kemi rënë pre e provokimeve të Prishtinës, por nuk do të heqim dorë nga mbrojtja që garanton e drejta ndërkombëtare, thotë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Sipas saj, situata në Kosovë sot është e qetë dhe kjo, shton ajo, është meritë e angazhimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Dje të gjithë se bashku, si ekip, presidenti Vuçiq dhe ne si qeverisë, e kemi mbajtur atë paqe dhe stabilitet”, ka theksuar ajo, përcjellë Ballkani.info.
Ajo ka falenderuar popullin serb në Kosovë, pasi që sipas saj, ata e kanë pasur më së vështirë në provokimet e vazhdueshme.
“Ju bëj apel para se gjithash partnerëve nga BE-ja që ta zgjidhin këtë problem në mënyrë që të gjithë se bashku të mund të vazhdojmë aty ku kemi ngecur më 6 nëntor, kur Prishtina e rriti taksën në 10 për qind, respektivisht të bisedojmë për lidhjet ekonomike, hapësirën e përbashkët ekonomike rajonale, pranimin e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale dhe akadaemike, në mënyrë që të kemi lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve”, ka thënë ajo.
Sipas saj, në këtë moment ‘topi’ është tek BE-ja pasi që, ka shtuar ajo, rritja e taksës së shkelje e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe MSA-së. /Ballkani.info/







