Serbi

Kryeministrja italiane në Beograd, serbët bënë një “ngatërrim” me flamujt e vendosur nëpër qytet

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka qëndruar gjatë ditës së diel për vizitë në Beograd.

Dhe atje, në aeroport, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka pritur me një buqetë me lule dhe në shenjë mirëseardhjeje janë vendosur flamuj.

Megjithatë, në vend të atyre italiane, kishte një “ngatërrim”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Flamujt, siç veprohet gjithmonë gjatë ardhjes së zyrtarëve të huaj, u vendosën përgjatë autostradës dhe rrugëve kryesore të qytetit – ku në disa pjesë ka pasur një problem.

Gjegjësisht, kombinimi i ngjyrave të flamurit italian dhe atij hungarez është i njëjtë, por në rastin e atij hungarez, ato janë horizontalisht, ndërsa në rastin italian, vertikalisht.

Flamuri i Serbisë është vendosur për së gjati, kështu që vijat nuk janë vendosur ashtu siç duhet (në këtë rast horizontalisht), gjë që rezultoi të ngjante me flamurin hungarez.