Kryeministrja e Serbisë kërcënon hapur Kosovën: Përdorimi i ushtrisë është opsion në tavolinë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se pajtohet me shefin e saj, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me vlerësimet për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas saj, kjo do të thotë se Serbia do të jetë në qorrsokak, për shkak ajo apelon në Prishtinën që “t’i thërras mendjes”.

Ajo ka shtuar se do t’i pyeste të gjithë liderët evropianë se çfarë do të benin sikur të ishin në vendin e saj, dhe ka theksuar se Serbia ka investuar në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të ushtrisë dhe policisë.

“Kjo ka ardhur pasi që ne jemi vend ushtarakisht neutral, por edhe kur dikush e din këtë që në aspektin ushtarak jemi të fuqishëm dhe të përgatitur, atëherë ky është argument më shumë se duhet të ulën dhe të bisedojnë për kompromis”, ka kërcënuar ajo, transmeton Ballkani.info.

“Shpresoj se kurrë nuk do të duhej të përdorim ushtrinë, por fatkeqësisht mendoj se ky opsion aktualisht është në tavolinë. Nuk mund të rrimë dhe të shikojmë se si dikush po kryen spastrim etnik, ‘Oluja’ të reja dhe nëse Edi Rama është pas atyre thirrjeve”, ka thënë Bërnabiq.

Sipas saj, kjo nuk është keq vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët, kjo është e keqe edhe për rajonin dhe katastrofike për Evropën.

Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor të votojë për formimin e Ushtrisë së Kosovës. /Ballkani.info/