Kryeministri britanik

Kryeministrit britanik i publikohet numri i telefonit

Numri i telefonit personal të kryeministrit britanik, Rishi Sunak, është bërë publik së fundmi duke u konsideruar shkelje e sigurisë.

“Mettro”, ka shkruar të dielën se këtë numër ai e ka në përdorim për shumë vite, derisa ai ishte shënjestër qëkur u kthye nga turneu i Lindjes së Mesme ku negociatat po vazhdojnë për kthimin e pengjeve në Gaza.

Një video e publikuar shfaq momentin kur numri i kryeministrit po telefonohej, derisa Zyra e tij s’u përgjigj mbi këtë çështje.

Kjo nuk është hera e parë kur numri i një kryeministri britanik u bë publik.

Boris Johnsoni ishte këshilluar të ndalonte përdorimin e telefonit të tij personal dhe të mos e merrte për çështje sigurie gjatë kohës sa ishte në detyrë pasi ishte zbuluar se numri i tij ishte lehtë i qasshëm në internet.