Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se për tema të caktuara konsultohet edhe më dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-në dhe Vetëvendosjen.

Sa i përket kërkesës së këtyre dy subjekteve për shkuarje sa më të shpejtë në zgjedhje dhe refuzimin për të marrë pjesë në procesion e dialogut, Haradinaj ka thënë: “Ata nuk i largojnë zgjedhjet duke marrë pjesë në dialog. Mund t’i përshpejtojnë zgjedhjet”.

“Nëse heqim disa tema të rënda, shkojmë në zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presionin e temave të rënda për vendin”, ka thënë Haradinaj.

“Edhe LDK edhe Vetëvendosje duhet të kyçen në dialog që t’i heqim këto tema dhe zgjedhjet të jenë për rritje ekonomike, arsim…”.

Kurse për propozimin e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli për t’i mbledhur krerët shtetërorë, ai ka thënë se është i mirëpritur.

“Jam i gatshëm për çdo tavolinë të të bisedohet sinqertë”.