Kryeministri spanjoll viziton Ukrainën, pritet të takohet me Zelenskyn

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka vizituar Kievin për të përsëritur mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën përballë luftës së Rusisë.

Sanchez tha se ai do t’i drejtohej parlamentit të vendit dhe më pas do të takohej me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan Sky News.

Bëhet e ditur se Sanchez dhe Zelensky do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.