Nesër Talat Xhaferi, politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, pritet të votohet si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Këtë ngjarje, Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, e ka cilësuar si ditë historike për krejt regjionin.

“Një ditë mjaft historike jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por gjithë rajonin. Vendi me shumicë sllave pritet të zgjedhë kryeministrin e parë shqiptar. Vendi ka bërë një rrugë të gjatë – duke përfshirë edhe anëtarësimin në NATO në vitin 2020 – për të përqafuar vlerat evropiane.” – shkroi ai në rrjetin social “X”.

Quite a historic day not only for North Macedonia, but entire region. The country with a Slavic majority is expected to elect the first ever Albanian Prime minister. The country has gone a long way – incl joining @NATO in 2020 – to embrace European values. https://t.co/5AmxYPq5JY

— Petrit Selimi (@Petrit) January 27, 2024

VIDEO BONUS: Komandanti i UÇK-së, Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut