Kryeministri polak tregon se si ka mundur të bie raketa ruse në Poloni

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se shpërthimi në Poloni dje pranë kufirit me Ukrainën ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë ruse që u rrëzua “pa asnjë qëllim nga asnjëra palë”.

“Materialet e mbledhura nga shërbimet tona dhe nga aleatët tanë me shumë gjasa tregojnë se shpërthimi në Przewodów, në Poloninë lindore, u shkaktua nga rrëzimi dhe shkatërrimi i një rakete ruse”, tha ai.

Morawiecki shkroi në Twitter se “ka shumë indikacione se një nga këto raketa ra në territorin polak pa asnjë qëllim nga asnjëra palë”.

Më herët të mërkurën, presidenti polak Andrzej Duda tha se qeveria e tij nuk ka asnjë provë për të sugjeruar se raketa që ra në Poloni të martën ishte lëshuar nga Rusia, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.

“Ndoshta është qëlluar nga Mbrojtja Ajrore e Ukrainës dhe për fat të keq, ka rënë në territorin polak”, tha ai.

Ai përsëriti se asgjë nuk tregon se ishte një “sulm i qëllimshëm” kundër Polonisë.