“Kryeministri nuk bën teatër”, “Bash teatër bën kryeministri yt”, debat i ashpër Mirena-Ramabaja

Panelistët Ilir Mirena dhe Sadri Ramabaja kanë polemizuar në emisionin Pressing në T7 lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Mirena tha se do të kishte dëshirë që Kurti të shqyejë dokumentit e Asociacionit.

“Do kisha dëshirë që ta bënte. Por, shumë simpatizantë të tij do të zhgënjehen. Ai pi i bën ato që i ka luftuar ndër vite”, tha ai.

Këtu i reagoi Ramabaja.

“Kryeministri ynë nuk bën teatër”, tha ai.

Ndërsa Ramabaja ia ktheu.

“Bash teatër bën kryeministri yt”, shtoi ai.