Kryeministri në Prekaz, nuk flet për sanksionet amerikane

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë rreth deklaratës së të dërguarit të posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell se do të ndalin investimet për Kosovën nëse nuk largohet taksa ndaj produkteve serbe.

Kreu i qeverisë pas homazheve që ka bërë pranë shtëpisë së familjes Jashari në Prekaz të Skënderajt, tha se për këto tema do të flasë në një ditë tjetër. “Sot është “Epopeja e UÇK-së”, dhe dita e mësuesit, në vendet tjera në Prishtinë, jo këtu në Prekaz, ndonjë ditë tjetër flasim edhe për këto gjëra…

Kam marrë vendime publike”, tha ai. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e kaluar ka shpalosur planin e tij për largim të pjesshëm të taksës. Këtë nuk e ka mirëpritur i deleguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ai ka kërkuar që ta ksa ndaj Serbisë të largohet plotësisht dhe pa kushte.