Kryeministri në detyrë dhuron gjak

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i është përgjigjur aksionit për dhurim të gjakut. Ai ka dhuruar gjak sot në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut.

Hot ka qenë i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Në këto momente po dhuron gjak Avdullah Hoti, kryeministër në detyrë. Në vizitë ishte edhe z. Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësinë në detyrë. Ju urojmë shëndet”, shkruan faqja e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.

Kjo qendër ditë më parë kishte bërë thirrje për të dhuruar gjak për shkak se në këtë kohë pandemie janë shterur edhe rezervat.