Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka takuar Orhan Pamukun, shkrimtarin nobelist nga Turqia.
Një takim i tillë, të cilin Kurti tha se u bë me ftesën e Pamukut, është komentuar gjerë e gjatë në Kosovë.
Madje, postimin e Kurtit e ka shpërndarë edhe Elvis Hoxha, ish-këshilltar i kryeministrit dhe aktivist i njohur i VV-së.
Në shpërndarjen e Hoxhës, Kurti është quajtur nga një qytetar me emrin Samedin Morina si “kryeministri më i mirë në botë”.

Këtë epitet, që është një koment në supërlativ, e ka pëlqyer edhe vetë Hoxha.







